Shiten 2 milionë  “iPhone12” për 24 orë

21 tetor 2020 | 13:37

Porositë paraprake për telefonat e rinj “iPhone 12” janë hapur të premten me 16 tetor. Deri tani, nga procesi i shitjes është parë se telefoni i ri i “Apple” po shet dy herë më shumë se sa modelet e kaluara.

Ming-chi Kuo, një analist në monitorimin e zinxhirit të furnizimit të “Apple”, tha se po vijnë shumë më tepër porosi për “iPhone 12” sesa pritej.

Ai shtoi se diferenca midis “iPhone 12”  dhe modelit Pro është më e vogël se sa që ishte në modelet e kaluara. Modeli Pro ka një fund të ndryshëm, më shumë RAM, një lente kamere shtesë dhe një sensor LiDAR, por përndryshe është shumë i ngjashëm me “iPhone 12”, që është më i lirë në çmim. Prandaj ka shumë kërkesa për modelin e parë.  I pyetur për “iPhone 12 Mini”, ai tha se ky model mund të shitet më pak sesa pritej, sidomos në tregun kinez për arsye se është shumë i vogël.

Kuo vlerësoi se rreth 1.7 deri në 2 milionë “iPhone 12” janë shitur në 24 orët e para të hapjes, krahasuar me 500 000 deri 800 000  “iPhone 11”, sa ishin shitur për të njëjtën kohë.

Ndërsa kjo është një rritje shumë e madhe, ka pasur sugjerime se ridizajnimi i telefoni dhe  përfshirja e rrjetit 5G ka shtyrë këtë telefon të kërkohet kaq shumë. Kështu kishte ndodhur edhe me “iPhone 6”, i cili solli shitje shumë të mëdha që në prezantim.

“Apple” ka nxjerrë në shitje vetëm gjysmën e modeleve të reja këtë javë. Dy madhësitë më të pazakonta “iPhone 12 Mini” dhe “iPhone 12 Pro Max”, nuk do të dalin në treg deri në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SBA-së Donald Trump ka një llogari bankare kineze…