Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër

29 gusht 2023 | 18:29

Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online.

Forca Kosovë! ⚽️????
#Dardanët

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka shpallur…