Shitjesh të fanellave pasi mori numrin 10, Mbappe kalon Ronaldon

21 gusht 2025 | 16:28

Ndryshimi i numrit të fanellës për Kylian Mbappe ka rezultuar një goditje e vërtetë marketingu për Real Madrid. Kalimi i yllit francez te fanella ikonike me numrin 10 e ka bërë atë edhe më të veçantë në sytë e tifozëve dhe më tërheqës për sponsorët.

Sipas një studimi të Euromericas Sport Marketing, të publikuar nga Sport, fanella e re e Mbappe me numrin 10 ka thyer çdo rekord në 48 orët e para, duke shitur plot 345 mijë copë. Këto shifra kanë tejkaluar edhe rekordin e mëparshëm të Mbappe me numrin 9 dhe madje edhe atë të Cristiano Ronaldos në kohën e tij në Madrid.

Ky sukses nuk është vetëm personal për Mbappé, por edhe një triumf komercial për Real Madrid dhe markën Adidas, prodhuesin zyrtar të uniformave të klubit. Numri 10, historikisht i lidhur me legjendat e futbollit, i ka dhënë fanellës një vlerë të shtuar si sportive ashtu edhe tregtare.

Në vetëm 26 vjeç, Mbappe konfirmon statusin e tij si një ikonë globale, duke kombinuar performancën në fushë me një ndikim të jashtëzakonshëm mediatik. Ky fenomen tregon qartë se, në futbollin modern, çdo zgjedhje e një ylli botëror mund të kthehet në një ngjarje ekonomike dhe kulturore me përmasa botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar Bajram Rexhepin në…