Shiu fiku zjarret në Australi

16 janar 2020 | 11:39

Shiu i parë i këtij viti ka bërë që shumë zjarre të shuhen në Australi

Reshjet e shiut tashmë kanë ndihmuar në shuarjen e 32 zjarreve në Uellsin e Ri Jugor pasi numri i flakëve ra nga 120 në 88 të enjten në mëngjes.

Byroja e Meteorologjisë ka treguar se gjatë kësaj jave pret që të bie shi midis 30 dhe 80 mm në lindje të Uellsit të Ri Jugor.

Shiu do t’u japë zjarrfikësve një lehtësim shumë të nevojshëm pas disa muajsh duke luftuar me flakë të egra.

Tani ekzistojnë shqetësime se stuhitë mund të sjellin më shumë telashe.

Ato pritet të prodhojnë erëra të dëmshme dhe të bartin breshër të madh dhe reshje të mëdha të shiu që mund çojnë në përmbytje.

Nga zjarret në Australi kanë vdekur 28 njerëz dhe më shumë se 2,000 shtëpi janë shkatërruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ku është i dashuri i Kaia Gerber?! Vajza e modelueses…