Shkaktohen disa zjarre në Malishevë, apelohet për kujdes

04 tetor 2018 | 08:43

Gjatë ditës së djeshme,  në territorin e Komunës së Malishevës kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të kësaj komune, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Sipas Komunës së Malishevës, në disa raste, këto zjarre fushore, kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive, por duke ju falënderuar ndërhyrjes së njësisë së zjarrfikësve, janë shuar këto zjarre.

Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Me këtë rast, drejtori i kësaj të fundit,  Valon Gashi, në emër të drejtorisë, ka apeluar tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 19 vitesh shërbim në qytetin e Prizrenit, ushtarëve të…