Shkalla e lindjeve në ShBA bie gjatë pandemisë

05 mars 11:40

Lindjet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë në rënie për gati një dekadë, por viti 2019 ka parë numrin më të vogël të foshnjave të lindura në 35 vjet, tregon një studim i Institutit Brookings, me seli në Uashington.

Sipas studimit, rreth 300 000 foshnje më pak priten në vitin 2021.

Analiza vjen në kohën kur pandemia e koronavirusit ka trazuar tregun e punës, duke i dëmtuar në mënyrë disproporcionale gratë që punojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare të Ligjit për Gratë, vitin e kaluar, pjesëmarrja e grave në tregun e punës ka rënë për 57 për qind, niveli më i ulët që nga viti 1988.

Për shkak të mbylljes së shkollave si pasojë e pandemisë, miliona gra janë detyruar të balancojnë mbikëqyrjen e fëmijëve me punën dhe përgjegjësitë e tjera.

“Kur tregu i punës është i dobët, niveli i përgjithshëm i lindjeve bie; kur tregu i punës përmirësohet, nivelet e lindjeve përmirësohen”, kanë shkruar autorët e studimit të Institutit Brookings, Melissa Kearney dhe Philip Levine.

Numrat finalë për vitin 2020 nuk janë publikuar ende, por një përmbledhje e kanalit “CBS News” për 32 shtete amerikane tregon për 95 000 lindje më pak në vitin 2020, krahasuar me vitin paraprak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka nisur vizitën katërditore në Irak, duke thënë…