Shkarkimi i Metës, Balla: Fjalën e fundit e ka Kushtetuesja

09 qershor 2021 | 16:46

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, pas shkarkimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta nga deputetët e Kuvendit,  ka thënë se fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

Balla u ka kërkuar kolegëve të tij të mos bëjnë asnjë lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo sipas tij është një institucion i pavarur .

“Duhet të bashkohemi në heshtjen ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi Kushtetuesen që është një institucion i pavarur dhe ai duhet të flasë e ne të tjerët duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbyllet këtu. Në shtator Parlamentin duhet ta mbledhë presidenti dhe nëse nuk e mbledh ai ka të drejtë të vetëmblidhet brenda 10 ditëve”, është shprehur Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj…