Shkarkohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

24 prill 2020 | 13:39

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar drejtorin e  kësaj ndërmarrje,  Njazi Thaçi.

Po ashtu, Bordi i përkohshëm ka shkarkuar edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

“Klan Kosova”, ka mësuar nga burime të veta se ky shkarkim ka ndodhur në mbledhjen e sotme të bordit e cila ka zgjatur jo më shumë se 15 minuta.

Vendimi dhe arsyetimi për këto shkarkime pritet të bëhen publike gjatë ditës.

Qeveria e Kosovës në detyrë gjatë ditës së djeshme e ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vend të cilit është emëruar Bordi i përkohshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen…