Shkarkohet drejtori i Policisë së Shqipërisë?

05 tetor 2021 | 14:39

Mediumi shqiptar, “lapsi.al” ka shkruar të martën se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu.

Veliu është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut është propozuar nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ishte miratuar nga kryeministri Edi Rama.

Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit janë ekzekutuar me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.

Sipas “lapsi.al”, vendimi është marrë disa minuta më parë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Libri transformues” dhe “Ditari transformues” – janë dy botimet më…