Shkarkohet drejtori i Sekretariatit të KPK-së

24 gusht 2021 | 15:07

Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) ka shkarkuar drejtorin e Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion.

KPK-ja ka njoftuar të martën është mbajtur mbledhja e 202-të online dhe në të anëtarët e KPK-së kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor për shkarkimin e Krasniqit, i cili deri tash ishte i suspenduar.

“Si pikë e rendit të ditë ishte edhe trajtimi i Raportit të Komisionit Disiplinor për rastin e Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së (i suspenduar), me ç’rast Komisioni i ka propozuar Këshillit që ndaj të njëjtit të shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës, me ç’rast anëtarët e KPK-së kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor”, ka njoftuar KPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…