Shkarkohet Mourinho

19 prill 2021 | 12:17

Drejtuesit e Tottenhamit e kanë shkarkuar trajnerin Jose Mourinhon.

Vendimi i papritur është marrë vetëm gjashtë ditë para finales së League Cup, kundër Manchester Cityt në “Wembley”.

Ryan Mason dhe Chris Powell do të marrin frenat e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Portugezi largohet nga kjo detyrë për shkak të rezultateve të dobëta.

Presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, ka nisur kërkimin për një pasuesi të denjë të Mourinhos. Ndeshja e fundit e ish-trajnerit të Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit dhe Manchester United erdhi pas barazimit të fundit 2-2 kundër Evertonit. Mourinho ishte emëruar trajner në nëntor të vitit 2019 në vend të Mauricio Pochettinos dhe e udhëhoqi Tottenhamin drejt vendit të gjashtë në Premierligë sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes me Covid-19, në…