Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle

07 tetor 2021 | 23:26

Policia spanjolle ka mundur të godasë një grup shqiptaro-spanjoll të trafikimit të drogës.

Bëhet me dije se 5 persona me kombësi spanjolle dhe shqiptare kanë rënë në pranga pasi akuzohen si kultivues të një platacioni marijuane më shumë se 5000 metra katrorë në një magazinë industriale në Sentmenat.

Gjatë këtij operacioni u kapën më shumë se 84 kg marijuanë që përllogaritet se kap shifrën e 480 mijë euro.

Hetimi filloi kur agjentët mësuan për ekzistencën e një plantacioni të brendshëm të marijuanës në një magazinë në pronën industriale Mas del Cisa, në Sentmenat.

Nga hetimet rezultoi se trafikantët i kishin shkaktuar shtetit spanjoll një dëm prej 70 mijë euro për shkak se kishin kryer vjedhje të energjisë elektrike.

Pas muajsh hetimesh, një furgon u përgjua në rrugën C-155 në Polinyà kur do të shiste drogën. Në automjet kishte 28 pako të mbyllura marijuane. Dy anëtarët e bandës që ishin në furgon, një spanjoll dhe një shqiptar, u arrestuan.

Magazina më pas u kontrollua, ku u zbulua plantacioni dhe dy shqiptarë që e ruanin. Në total, u bënë pesë arrestime, ndër të cilët krerët kryesorë të bandës për trafik droge, pastrim parash dhe mashtrim të energjisë elektrike, që arrinin në 70,000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, rreth orës ‪15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur…