Shkatërrohet një dron i OSBE-së në lindje të Ukrainës

12 janar 15:11

Një dron i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, që po filmonte në lindje të Ukrainës, është sulmuar dhe dëmtuar në zonën e kontrolluar qeveritare të Popasnas në rajonin e Luahnskut.

Incidenti ndodhi më 10 janar, sipas raportit të misionit të OSBE-së në Ukrainë.

Droni ishte duke u përdorur për të monitoruar largimin e borës kur u sulmua me armë zjarri.

Në nëntor të vitit 2018, një dron ishte qëlluar afër kufirit me Rusinë, ndërsa me 2 janar një dron tjetër ishte shkatërruar në Luahansk.

Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftën që u zhvillua në lindje të Ukrainës me separatistët pro-rusë, që nga prilli i vitit 2014.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në nëntor të vitit 2016 kishte deklaruar se ky është “konflikt ndërkombëtar i armatosur në ems të Ukrainës dhe Federatës ruse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas statusit për kabinetit e Qeverisë Haradinaj, kryetarit të LDK-së…