Shkatërrohet vila luksoze e babait të modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid

22 mars 2022 | 14:26

Dikur pretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, por tani mega rezidenca e tij nuk ekziston më. Është fjala për babanë e motrave të famshme Hadid, Mohamed, të cilit iu shkatërrua vila luksoze për shkak se ka shkelur lejen e ndërtimit.

“Daily Mail” ka publikuar fotot nga shtëpia tashmë e kthyer në një grumbull rrënojash. Madje ky është një nga grumbullimet e rrënojave më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë.

Hadid, babai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, e bleu parcelën në vitin 2011 dhe filloi me shpejtësi ndërtimin. Shtëpia prej gati 3 mijë metrash katrorë rrethohej nga shumë hektarë tokë e pemë.

Sipas “Daily Mail”, dimensionet e shtëpisë ishin shumë më të mëdha dhe me më shumë kate se sa lejojnë rregullat e qytetit. Ishin gjithashtu dyfishi i lejes që iu dha nga Departamenti i Ndërtimit.

Ndërkohë ishin fqinjët ata që e çuan Hadidin në gjykatë nga frika se prona mund të rrëshqiste në shpatin e pjerrët të kodrës dhe të shtypte shtëpitë e tyre poshtë.

Gjykata e Lartë e Kalifornisë hodhi poshtë ankesën e manjatit të pasurive të paluajtshme Hadid për të shqyrtuar çështjen e tij, për të anuluar vendimin për shembjen e shtëpisë verën e kaluar – duke e quajtur pronën një ‘rrezik të qartë dhe real’ për fqinjët e tij.

Shkatërrimi i ndërtesës kërkon pak kohë ekstra, kryesisht për shkak të pozicionit të saj në majë të kodrës.

Pretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohet

Pretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohetPretendonte ta shiste për 100 milionë dollarë, shkatërrohet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i talentuar nga Kosova, Orges Bunjaku ka vizituar të…