Shkelin masat antiCovid, dy qytetarë nga Juniku gjobiten me nga 500 euro

15 shtator 2021 | 19:49

Policia e Kosovës në Junik ka gjobitur dy qytetarë me nga 500 euro për mos respektimin e masës së vetë izolimit.

Në një komunikatë për media, thuhet se kontrollet e Policisë së Kosovës po bëhen me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohor nga IKSHPK, si masë parandaluese.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 16.09.2021 Prishtinë 1.…