Shkelja “patriotike” e Kushteutës nga Vetëvendosje dhe LDK

28 janar 2026 | 19:48

Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe politik i vendit. Shkelja e saj, akti më i lartë “patriotik”?

Duke qenë shtet i ri, me përvojë krejt të vogël në kushtetutshmëri e cila u njoh ndërkombëtarisht veç para 18 viteve, shumëkush nuk e kuptonte se mospërfillja e saj, shkelja e saj simbolizon aktin më kriminal ndaj Republikës. Kështu, më i zëshmi i opozitës atëherë, tash shef i qeverisë i kualifikonte në “super-kriminel”, shkelësit e Kushtetutës. Kjo fjali e Kurtit erdhi si nevojë e shpjegimit të tij, për qytetarët, të cilëve po ua kallxonte, Kushtetutën, dhe shkelësit e saj si “super-kriminel”, atë botë Isa Mustafa, Hashim Thaçi. Deklarata e tij, ishte senzibilizuese, sepse atëbotë mendonte se qytetarët nuk e kanë parasyshë, sa duhet se çfarë po i ngjante vendit. Liderët po shkelnin mbi Kushtetutë.

Kur Kurti erdhi në pushtet, s’i pëlqeu më ky shpjegim. Në fakt ai me levat e tij, në disa raste, provoi ta shiste si akt patriotik shkeljen e Kushtetutës. Meqë Kushtetuesja gjatë mandatit kur partia e tij qeverisi me vendin, dhe kontrolloi institucionet, disa herë shpalli anti-kushtetuese, nismat, ligjet, vendimet, e tyre, ai përforcoi gjuhën kundër Kushtetueses së vendit të tij. Kaq shumë, sa në këtë diskurs ranë edhe disa eksponent opozitarë. Njëri nga rastet më eklatante, të shpërputhjes kushtetuese, por të mveshur aktin e shkeljes si patriotik, ishte zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Sot, këtë të mërkurë Gjykata Kushtetuese, nxorri edhe Aktgjykimin për këtë çështje. Vetëvendosje dhe LDK e zgodhën në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës nënkryetarin e Kuvendit.

Sipas këtij Aktgjykimi, Kushtetuta u shkel, sepse nënkryetari duhet të propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit. Ndërkohë që Rashiq u propozua nga Dimal Basha, pa përfillur procedurat. Dhe u votua edhe nga Vetëvendosje dhe partia opozitare, LDK.

“Në kontekst të procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e deputetëve që nuk janë shumicë, Aktgjykimi nënvizon se e drejta e propozimit, sikurse që është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës, të konfirmuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës apo numrit më të madh të deputetëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur sipas nënparagrafëve 1 dhe 2 të paragrafit 2 të nenit 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse. Aktgjykimi thekson se, ky standard është me rëndësi thelbësore për mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të komuniteteve që nuk janë shumicë edhe në kuptim të kërkesave të paragrafit 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, ngase është përgjegjësi e shumicës që të sigurojë përfaqësim efektiv të komuniteteve që nuk janë shumicë në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në Kryesinë e Kuvendit. Njëkohësisht, është përgjegjësi e komuniteteve që nuk janë shumicë, që në realizimin e të drejtave kushtetuese, të sillen në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.” – thuhet aty.

Shantazhi “patrioti” nga Dejona Mihali

Koordinatorja e komiteteve në VV, Dejona Mihali, i quajti PDK-në dhe AAK-në ‘tradhtarë të vetes së tyre’.

Ajo, menjëhrë pasi PDK e AAK nuk u përfshinë në këtë shkelje Kushtetuese, shkruante se gjithë ditën e kanë gojën plot UÇK, Hagë e komandantë, por ‘nuk e ngrisin dorën kundër Listës Serbe’.

Ajo shkruante:

Gjithë ditën gojën plot UÇK, Haga, komandatë, por aty ku dëshmohet kjo pra në Kuvend, nuk patën dorë me ngrit kundër Listës Serbe, as PDK as AAK.

Këta jeni ju.

Tradhtarë të vetes tuaj.

Në këtë shantazh “patriotik” ranë shumica e deputetëve të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Bazuar në dokumentacionin zyrtar të siguruar dhe…