Shkëlzen Gashi emërohet këshilltar politik i Kurtit

20 mars 2020 | 13:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Shkëlzen Gashin, këshilltar politik.

Shkëlzen Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ai ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës.

“Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe ‘Adem Demaçi – biografi e paautorizuar’. Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze evropiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan”, ka njoftuar Qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët e Përfaqësueses së Kosovës janë të vendosur në karantinë…