Shkencëtarët dalim me një përfundim: Procesi i plakjes mund të ngadalësohet

11 shtator 2019 | 11:41

Një studim i ri ka treguar se shkencëtaret janë në gjendje jo vetëm ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe ta kthejnë mbrapsht atë, pak a shumë ashtu siç ndodh në filmin e famshëm amerikan “Rasti i çuditshëm i Benjamin Buttonit”.

Një grupi vullnetarësh në Kaliforni u ishte dhënë për një vit rresht një koktej i përbërë prej tri mjekimesh të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po përpiqeshin t’i testonin medikamentet me shpresën e rigjenerimit të gjëndrës së timusit.

Por, pas analizave të mëtejshme, ata kanë zbuluar fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2.5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në genomet e një personi. Lajmin e ka përcjellë revista “Nature”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk më besohet që kam arritur 10 milionë mbështetës. Kështu…