Shkencëtarët janë një hap më afër rikthimit të shikimit të personave të verbër

06 dhjetor 2020 | 13:41

Shkencëtarët janë një hap më afër rikthimit të shikimit të personave të verbër duke përdorur implantet e trurit, thanë studiuesit nga Instituti Hollandez për Neuroshkencën, pas një sërë eksperimentesh të suksesshme mbi majmunët.

Studiuesit zhvilluan implante që përmbajnë 1,024 elektroda – përcjellës që bartin rryma elektrike brenda dhe jashtë trurit – dhe i implantuan ato në pjesën e trurit që përpunon informacionin vizual, në dy majmunë makaka.

Duke dërguar sinjale elektrike në trurin e majmunëve, studiuesit krijuan “fosfene” – pika drite që mund të “shihen” ose perceptohen nga truri, dhe mund të përdoren për të krijuar iluzionin e formave dhe objekteve.

Studiuesi kryesor Pieter Roelfsema tha për CNN se ekipi dëshironte të tregonte se ishte e mundur të nxitej “vizioni i objekteve” përmes stimulimit elektrik të drejtpërdrejtë të trurit.

Majmunët kaluan një sërë fazash dhe duke përdorur vizionin e tyre artificial, ata ishin në gjendje të njohin forma dhe “perceptime”, përfshirë linja, pika lëvizëse dhe shkronja, raportuan studiuesit të Premten në zbulimet e botuara në revistën “Science”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Rumani u janë drejtuar qendrave të votimit për…