Shkencëtarët letër Trumpit: Virusi nuk zhduket me vapën!

09 prill 2020 | 14:37

Një panel prestigjoz shkencëtarësh i ka thënë shtëpisë së bardhë se nuk beson që koronavirusi mund të zhduket pasi moti të ngrohet. Presidenti Trump ndërkohë, kishte thënë më herët se kur moti të ngrohej edhe pak, virusi do të zhdukej.

“Shumë njerëz mendojnë se ai do të zhduket në prill, me rritjen e temperaturave, ndërsa i nxehti po vjen. Do të jetë si një mrekulli. Virusi do të zhduket”.

Por në letrën e tyre, anëtarët e akademisë kombëtare të shkencave, thanë se ka të dhëna të ndryshme nëse koronavirusi përhapet po aq lehtësisht në mot të nxehtë sa edhe në të ftohtë. Por, kjo nuk do të ketë sidoqoftë shumë rëndësi për vetë faktin se shumë pak njerëz në botë janë imunë ndaj koronavirusit.

“Ka disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetohet me më shumë vështirësi në ambjente me temperatura të larta dhe lagështi; sidoqoftë, falë mungesës së imunitetit në shkallë globale, ky reduktim i transmetimit mund të mos çojë në një reduktim domethënës të përhapjes së sëmundjes pa u shoqëruar me masa drastike ndihmëse”, thuhet në letër.

Ekspertët nënvizojnë psh një studim të epidemisë në kinë, që tregon se edhe në temperatura maksimale dhe kushte të lagështa, virusi përhapej ndjeshëm, me cdo person të infektuar që ia transmetonte atë mesatarisht dy të tjerëve. Sidoqoftë, shpresa se moti i nxehtë do të kontribuojë tek transmetimi, mbetet e madhe por ekspertët tërheqin vëmendjen se vetëm moti, nuk mund të ndihmojë. Sipas tyre duhet të vijohet me distancimin social dhe masat e tjera për të reduktuar infektimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi…