Shkencëtarët tregojnë datën kur asteroidi mund ta godasë tokën

29 tetor 2020 | 08:13

Dihet që vetëm një pjesë e vogël e objekteve në hapësirë paraqesin një kërcënim serioz për Tokën, dhe asteroidi gjigant Apophis është njëri prej tyre. Shkencëtarët tani po rivlerësojnë potencialin e tij për ta goditur planetin tonë në 48 vjet për shkak të vëzhgimeve të përmirësuara të asteroidit problematik.

Paralajmërimi ka ardhur nga astronomët e Universitetit të Hawai, të cilët pohojnë se sipas llogarive ai do të përplaset në Tokë më 12 prill 2.068.

Ndërkohë, vëzhgimet e bëra në fillim të këtij viti nga Teleskopi Subaru në Hawai, po u jep astronomëve një kuptim më të mirë se si efekti Yarkovsky po ndikon në rrugën orbitale të asteroidit 99942 Apophis.

Ky efekt është si një sistem shtytës i integruar për asteroidet, në të cilin sasitë e rrezatimit që rrjedhin mund të ndryshojnë momentin e një objekti në hapësirë, duke bërë që ai të largohet gjithnjë e më pak nga rruga e zgjedhur ndryshe nga graviteti.

Dave Tholen, një studiues nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawai është shprehur se: “Pa marrë parasysh domethënien e Yarkovsky, Apophis është ende një objekt kërcënues, jo vetëm në 2068”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë…