Shkencëtarët zbulojnë 11 asteroide që mund ta godasin token

21 shkurt 2020 | 11:05

Një algoritëm kompjuterik i Universitetit Leiden në Holandë ka pikasur njëmbëdhjetë asteroide që më vonë mund ta godasin planetin tonë duke shkaktuar shkatërrim të paprecedentë.

Si pasojë e orbitave të tyre kaotike ato nuk janë zbuluar nga sistemet amerikane të NASA-s. Asteroidet janë rreth 100 metra në diametër dhe do të kalojnë pranë planetit tonë pesë herë sa distanca mes tokës e hënës.

Por, nëse ndodh incidenti, pritet të zhvillohet në vitet nga 2131 deri në 2923 në varësi të ndryshimit të orbitave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka pritur shefin e…