Shkencëtarët zbulojnë kokainë brenda karkalecave të detit

02 maj 2019 | 11:19

Shkencëtarët zbuluan kokainë brenda karkalecave të freskët të lumenjve gjatë një studimi të kryer.
Kërkues në kolegjin King, në Londër, në bashkëpunim me universitetin e Suffolk-ut, testuan 15 vende të ndryshme përtej Suffolk-ut.

Në raport thuhet se është gjendur kokainë në të gjitha provëzat e testuara. Janë gjendur gjithashtu droga të tjera të paligjshme si ketamina. Për kërkuesit ishte një “surprizë” ky zbulim.

Profesor Nic Bury, nga universiteti i Suffolk-ut, tha se: “ Qoftë prezenca e kokainës në gjallesat ujore është një çështje për këtë universitet, ose një ngjarje më e përhapur në Britaninë e madhe dhe më tej, priten kërkime të mëtejshme”.

Kërkuesit gjithashtu shtuan se përveç drogës, ndodheshin gjithashtu pesticide dhe produkte farmaceutike brenda karkalecave që ata kishin mbledhur./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën…