Sot fillon seria finale e ‘play-off’-it në basketboll

02 maj 2019 | 11:19

Sot (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e parë finale e “play-off”-it në Superligën e Kosovës ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.

Rahoveci në gjysmëfinale triumfoi me seri 3-0 kundër Golden Eagle Yllit, kurse Z Mobile Prishtina me të njëjtin rezultat në seri e mposhti KB Bashkimin.

Z Mobile Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet e edicionit të rregullt, ndërsa kishte mposhtur Rahovecin në finale të Kupës së Kosovës, garë në të cilën, po ashtu, nuk kishte disfata. Kampion i Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e “play-off”-it zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i radhitur në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjen e parë dhe të tretë dhe në ndeshjen eventuale pestë.

 /Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë për…