Shkencëtari britanik: Covid-19 do të jetë përgjithmonë

24 gusht 2020 | 08:25

Pasi OBSh-ja doli me deklaratë, ku shpreson që pandemia Covid-19 të përfundojë për 2 vjet, një tjetër mendim ka shkencëtari britanik për mjekësinë, Mark Walport.

Ish-kryekëshilltari shkencor i qeverisë britanike në periudhën 2013- 2017, thotë se Covid-19 do të jetë përgjithmonë. Sipas tij, do të ekzistojë në një formë apo në një tjetër. Për Walport, zgjidhje është vetëm vaksinimi dhe ai thotë se nuk duhet bërë njëherë, por disa herë te popullsia në intervale të rregullta kohore. “Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër. Kështu, pak a shumë si gripi, njerëzit do të kenë nevojë për rivaksinim në intervale të rregullta”, tha ai.

Duke folur në BBC Radio 4, Sir Mark tha se për ta kontrolluar pandeminë, do të duhej i popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pse Ramush Haradinaj nuk u inkuadrua në PDK pas luftës,…