Shkëndija ka provën e fundit për të shkruar historinë

30 gusht 2018 | 11:02

Skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur në Evropë, Shkëndija e Tetovës sot ka shansin e fundit për të provuar të shkruajë historinë në Ligën e Evropës, aty ku përballë do të ketë Roseborgun në fazën “play-off”-it.

I vështirë, por jo i pamundur do të jetë misioni i kuqezinjve nga Tetova, që në Shkup do të provojnë të përmbysin humbjen e parë 3-1. Të besuarit e Qatip Osmanit, nën mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë që Shkëndijës nuk i ka munguar kurrë, do të provojë që të bëjë hapin e madh për të kaluar për herë të parë në histori në fazën e grupeve.

Në fakt, Shkëndija merr pjesë për herë të tretë radhazi në “play-off” të Ligës së Evropës, por asnjëherë më parë nuk ka arritur që të kalojë në grupe, ndërkohë që sonte është mundësia më e mirë. Do t’i mjaftonte një fitore 2-0, që shqiptarët të kishin një skuadër në Ligën e Evropës dhe kush më mirë se ngjyrat kuqezi mund ta përfaqësojnë Shqipërinë?

Sot, për të tretën e të vërtetën çdo shqiptar i ka sytë nga Shkupi, aty ku Shkëndija do të provojë të shkruajë historinë pasi në futboll, asgjë nuk është e pamundur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamiltoni e ka lënë pas krahëve zhgënjimin në garën…