Shkëndija kampion i Maqedonisë Veriore

04 maj 2019 | 21:59

Skuadra tetovare, Shkëndija ka arritur të mbrojë titullin në Maqedoninë Veriore duke u shpallur sot kampion për sezonin 2018/19.

Këtë e arriti pas fitores së sotme ndaj Rabotniçkit në udhëtim me rezultat prej 0-1.

Ennur Totre ishte ai që shënoi golin e fitores në takimin e sotëm për Shkëndijën kur po luhej minuta e 90.

Shkëndija shpallet kampion me 72 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan, pas…