SHKK-ja dhuron gjak për nevojat e qytetarëve

21 janar 2020 | 14:44

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka filluar aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, në të cilin vullnetarisht  dhuruan gjak oficerë korrektues dhe shërbyes civilë nga kjo qendër.

Ky aksioni u organizua si rezultat i bashkëpunimit në mes të SHKK-së dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Shërbimi Korrektues i Kosovës tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe është i gatshëm për aksione të tilla edhe në të ardhmen, çdo herë kur qytetarët kanë nevojë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka shumë pamje të detajuara të akullnajës Thwaites, sepse…