ShKK-ja: Po jetësohet projekti për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

01 nëntor 2021 | 16:29

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se është duke jetësuar projektin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.

Ky shërbim ka thënë se projekti në fjalë ka marrë mbështetje të fuqishme.

“Si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse për avancimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ambasadën amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i  kanë dhënë mbështetje të fuqishme Projektit për trajtimin e personave me nevoja të veçanta”.

“Institucioni shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional, ndërsa do të zvogëloi në masë të madhe transferet jashtë institucioneve korrektuese për këto nevoja”, ka njoftuar ShKK-ja.

Sipas këtij njoftimi, ShKK-ja do të mundësojë trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Dy banorët e shtëpisë më të madhe…