Shkodra: Parandalimi dhe luftimi i drogave, prioritet i Qeverisë

18 dhjetor 2017 | 16:52

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra i shoqëruar nga udhëheqës i Sekretariatit të Strategjive, Naim Muja, këshilltar i ICITAP-it, Frank Olivia dhe koordinatorja nacionale nga ICITAP, Anila Kadiu, kanë vizituar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Droga në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan.

Në drejtorinë rajonale në Prishtinë, delegacioni është pritur nga drejtor i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar Agron Neza, drejtor i Drejtorisë Kundër Drogave, Bahri Shala dhe nga shef i Drejtorisë për Hetimin e Drogave në Prishtinë, Nuhi Bislimi.

Me këtë rast zëvendësministri Abdulselami Shkodra, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është monitorimi i operacionit nacional për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të gjitha llojeve të drogave, i cili është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i të gjithë akterëve institucional në parandalimin e kësaj dukurie e cila përfshinë fëmijë tanë.

Shkodra ka premtuar se për këtë çështje Policia e Kosovës do të ketë përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ndërkohë përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale për Hetimin e Drogave kanë theksuar se gjatë këtij viti janë bërë 422 kallëzime penale, ndërsa 30 raste janë transferuar për vitin tjetër. Zyrtarët policor treguan se përveç statistikave tashmë është e rëndësishme të ketë hetime të hershme dhe konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme.

Drejtor i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar, Agron Neza, ka thënë se për të pasur sukses në luftimin dhe parandalimin e narkotikëve është i nevojshëm bashkëpunimi në mes të prokurorisë, gjykatave dhe Ministrisë Punëve të Brendshme.

“Konfiskimi i pasurisë do të ndikonte drejtpërdrejtë në parandalim dhe për këtë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi edhe i prokurorisë, gjykatave dhe MPB-së në mënyrë që kjo dukuri të adresohet në mënyrën më bashkohore”, ka deklaruar Neza.

Policia ka bërë me dije se problemet momentale me të cilat ballafaqohet janë objektet e vjetruara, veturat e pamjaftueshme për shërbimin në infiltrimin e raste të hetimeve dhe veshmbathja për hetuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski është i pari në…