Shkoi t’i marrë nipërit, vdiq në Siri gjyshja shqiptare

09 shtator 2020 | 08:23

73-vjeçarja Mendije Dumani ka humbur jetën më 3 shtator në kapin famëkeq Al Hol në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Dumani është gjyshja e Evës 14-vjeçare dhe Indritit 12 vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6 vjet më parë dhe, pas rrëmbimit, ai bashkë me fëmijët shkoi në Siri për t’u bashkuar me ISIS.

Muaj më vonë, e moshuara, duke shpresuar se do t’i merrte fëmijët dhe të kthehej në shtëpi, udhëtoi për në Siri. I biri i Mendijes, Shkëzeni, u vra gjatë luftimeve atje, ndërsa ajo u bë kujdestarja e fëmijëve.

Në fillim të vitit 2019 ajo bashkë me fëmijët u dërguan në kampin famëkeq Al Hol, që aktualisht drejtohet nga kurdët dhe depërtimi në të është i vështirë e gati i pamundur.

Tanimë fati i dy fëmijëve të mbetur vetëm në kamp nuk dihet, ndërsa nuk dihet as fati i trupit të të moshuarës që nuk mundi t’i kthente nipërit në atdhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se…