Shkolla “Ganimete Tërbeshi” mbetet edhe pa një nxënës (Video)

19 shkurt 2019 | 17:32

Sot nxënësi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec të Gjakovës, Erlis Sadrija, është përshëndetur me mësuesit, shokët e klasës dhe të kësaj shkolle para nisjes, së bashku me familje, për në Gjermani, në të cilin vend do të shkojë të jetojë dhe të mësojë, me shpresë për një të ardhme më të mirë sesa në vendlindje.

Vitet e fundit, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në Kosovë dhe numrit të madh të papunësisë, shumë të rinj dhe të reja, ndër ta edhe nxënës të shkollës fillore dhe të mesme, së bashku me familjarë kanë marrë rrugën e mërgimit për jetë më të mirë dhe për shkollim, raporton “Epoka e re”.

Përshëndetja e Erlisit me mësuesit dhe shokët e shkollës është mjaft emocionuese. Më hollësisht, shikoni videon e realizuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi”, e cila është ngarkuar në llogarinë e kësaj shkolle në “Facebook”.

Sot nxënësi i shkollës tonë Erlis Sadrija u përshëndet me shokët e shoqet e tij. Erlisi do të largohet nga vendlindja për të jetuar e shkolluar në Gjermani. Suksese Erlis!

Gepostet von Shkolla fillore e mesme e ulet "Ganimete Terbeshi" Ponoshec am Dienstag, 19. Februar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë…