Shkolla “Hasan Prishtina” në Shtime feston 74-vjetorin e themelimit

05 qershor 2019 | 16:23

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina” në fshatin Godanc të Shtimes ka festuar 74-vjetorin e themelimit. Për historikun dhe të arriturat e kësaj shkolle ka folur drejtoresha, Zade Mustafa.

Të pranishmit në këtë përvjetor të themelimit i ka përshëndetur drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Mensur Neziri, i cili ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit duke iu uruar suksese në angazhimet e tyre.

Me këtë rast, në emër të Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Shtimes, Banush Imeri, ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për ditën e shkollës dhe sukseset e treguara brenda një viti shkollor. Për këtë ditë festive të shkollës, nxënësit kishin përgatitur një program kulturor-artistik që u mirëprit nga të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve e cila është drejtuar…