Malisheva ka bërë përgatitjet për shënimin e Ditës së çlirimit

05 qershor 2019 | 16:21

Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është bërë me dije se me rastin e shënimit të 16 qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, do të zhvillohen aktivitete të shumta, kulturore dhe sportive, krahas aktiviteteve tjera të rregullta dhe zyrtare.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka theksuar se janë duke u bërë përgatitjet e duhura për shënimin e 16 qershorit, që këtë vit është dhe jubilar, pasi është 20-vjetori i çlirimit të Malishevës.  “Aktivitetet janë të shumta, ku krahas aktiviteteve zyrtare, si mbledhjet solemne, nderimet dhe homazhet dhe tubimi qendror, gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të shumta kulturore dhe sportive, të cilat janë përgatitur për këtë rast”, ka thënë Kryeziu-Ramaj.

Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar para nënkryetarit Berisha për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për këtë javë. Bazuar në këto raportime, ditëve të ardhshme do të fillojnë të realizohen edhe shumë projekte të planifikuara, pjesë e investimeve kapitale që kryesisht lidhen me infrastrukturën. Po ashtu, në këtë mbledhje u bë me dije se nga java e ardhshme, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të fillojë edhe fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në zonat endemike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re,…