Shkolla “Hasan Prishtina” në Tërpezë shënon 70-vjetorin e themelimit

23 maj 2018 | 16:37

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë festive të 70-vjetorit të themelimit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Hasan Prishtina” në Tërpezë të Malishevës.

Ministri Bytyqi ka thënë se kjo shkollë me kaq shumë vite punë dhe me një emër të madh, vazhdimisht ka qenë një vatër e edukimit të të rinjve, një vatër që ka nxjerrë kuadro që më vonë kanë kontribuar në shumë aspekte të zhvillimit.

“Kjo shkollë, mësimdhënësit tanë, kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme që sot të jemi këtu. Ata kanë kontribuar që shkolla sot, në këtë 70-vjetor të themelimit, të jetë krejt ndryshe, që Tërpeza sot ta festojë krejt ndryshe ditën e shkollës. Kjo na bën krenar, na e lehtëson punën dhe na shton përgjegjësinë për të vazhduar më tutje”, ka thënë ministri Bytyqi në shkollën ku edhe ai vet i ka vijuar mësimet si nxënës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s,  Gianni Infantino i ka dërguar presidentit të…