Shkollat në Pekin me ora të mençura për të monitoruar temperaturën e trupit

13 maj 2020 | 11:06

Teksa studentët e vitit të fundit dhe mësuesit e tyre në Pekin kthehen në shkollë për herë të parë që nga mbyllja e koronavirusit, autoritetet e qytetit po adoptojnë një teknologji inteligjente për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të mëtejshme në shkallë të gjerë.

Zgjidhja e fundit përfshin një rrip dore të zgjuar që monitoron temperaturën e trupit në kohë reale. Pekini ka mbështetur skemën pilot midis studentëve të vitit të fundit, sipas një raporti në internet, të hënën. Qëllimi është të “vërejmë parregullsi dhe të përgjigjemi në kohë” në rast të një shpërthimi.

Statistikat e temperaturave të mbledhura nga shiritat e dorës do të ngarkohen në aplikacionet e celularëve, përmes Bluetooth. Masa pritet të lehtësojë studentët nga koha shtesë ose vëmendja që i kushtohet matjeve të temperaturave në mënyrë që ata të qëndrojnë të përqendruar dhe të përgatiten për provime, vuri në dukje raporti.

Masa vjen pasi Pekini uli nivelin e tij të reagimit ndaj krizës, për herë të parë që kur shpërthimi i koronavirusit pushtoi vendin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”,…