Ndryshim i madh në arsimin e Prishtinës nga java tjetër

28 prill 2020 | 11:21

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar do të nis një ndryshim i madh në arsim gjat kësaj jave në Komunën e Prishtinës. “Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxherët e Drejtoria e Arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai në “Twetter”.

Ahmeti më pas ka  shpjeguar se nga data 4 maj do të dixhitalizohet arsimi në kryeqytet “Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keidi Bare nuk i trembet koronavirusit dhe është i gatshëm…