Shkon në 11 numri i të vdekurve në Kramatorsk

28 qershor 2023 | 17:06

Në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, është konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmi raketor rus i djeshëm është rritur në 11.

Shërbimi i emergjencave të Ukrainës DSNS publikoi përditësimin në kanalin e tij Telegram, shkruan BBC.

Tre fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe 56 të tjerë të plagosur. Më herët u raportua se motrat binjake 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko ishin në mesin e të vrarëve.

Ekipet e psikologëve janë dërguar për të ndihmuar të pikëlluarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Serbe…