Shkon në 29 numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate në Turqi

02 prill 2024 | 17:16

Ka shkuar në 29 numri i personave të vdekur nga një zjarr i cili ka filluar gjatë punimeve të restaurimit në një klub nate në Stamboll të Turqisë.

Është bërë me dije se përveç të vdekurve, tetë persona të tjerë janë plagosur, ku shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Zyra e guvernatorit ka thënë se zjarri filloi në lagjen Beshiktash në qendër të Stambollit në anën evropiane të qytetit dhe se të gjithë viktimat ishin punëtorë ndërtimi, shkruan “CNN”.

Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka bërë me dije se policia turke ka lëshuar urdhër-arrest për pesë persona, duke përfshirë tre menaxherë të klubit.

“Inspektimi i vendit dhe përpjekjet për mbledhjen e provave janë duke vazhduar, dhe një ekip prej 3 ekspertësh të specializuar në sigurinë në punë dhe zjarrin po vazhdojnë gjithashtu punën e tyre për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Pedri, ka thënë  se Lionel Messi është…