Pedri thotë se Messi është ‘padyshim’ përpara Ronaldos

02 prill 2024 | 17:14

Ylli i Barcelonës, Pedri, ka thënë  se Lionel Messi është “padyshim” përpara Cristiano Ronaldos në debatin e GOAT, pavarësisht se portugezi është “i shkëlqyer gjithashtu”.

“Messi, pa dyshim. Por Cristiano është gjithashtu një lojtar i madh”, ka thënë ai.

Pedri, i cili ka punuar së bashku me Messin në “Camp Nou” para transferimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain në vitin 2021, këtë deklarim e ka dhënë për “The Residency” kur është pyetur për qëndrimin e tij në diskutimin e gjatë të GOAT.

Messi dhe Ronaldo, dy figura ikonike të epokës moderne kanë kaluar karrierën e tyre përkatëse duke luftuar me njëri-tjetrin për të drejtën për t’u konsideruar si lojtari më i mirë në planet, dhe potencialisht më i madhi i të gjitha kohërave.

Messi tani ka tetë Topa të Artë në listën e tij të nderit, krahasuar me pesë të Ronaldos, por të dy kanë rekorde të panumërta dhe trofe të mëdhenj në emër të tyre, shkrun “Goal.com” .

Pedri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një deklaratë ekskluzive për…