Shkon në 40 numri i të vdekurve në funeralin e Soleimanit

07 janar 2020 | 15:01

Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga rrëmuja e krijuar në funeralin e gjeneralit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Fars”. Përpos të vdekurve, 213 persona janë lënduar.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se vrasja e Soleimanit është një akt i terrorizmit shtetëror dhe Irani do të kundërpërgjigjet në mënyrë proporcionale.

“Ky është një akt agresioni kundër Iranit dhe sulm i armatosur kundër Iranit dhe ne do të përgjigjemi, por do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale”, ka thënë ai shkruan “The Guardian”.

Gjithashtu, Zarif ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me krime lufte ndërkombëtare duke u zotuar se do t’i sulmojë qendrat kulturore, nëse Irani hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mbrojtësit…