Shkon në 409 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

09 prill 2020 | 12:37

Ka shkuar në 409 numri i të prekurve në Shqipëri nga Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije doktoresha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3 223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53 për qind. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor”, ka thënë Daja.

Më tutje, ajo ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
400 miliardë euro është shuma shtesë që qeveria italiane akordon…