Shkon në 55 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë

03 korrik 2020 | 08:27

Të enjten numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica. Rastin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shprehur ngushëllime familjes Muharremi.

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse. Familjes Muharremi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Kosovë moti ka qenë më i ligë, me…