Shkrimi i ‘The Economist’ për Kosovën, deputeti i LV-së i quan ‘kazanë’ mediet e Kosovës

29 gusht 2023 | 13:15

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”, e cila ka në fokus kompanitë e Kosovës –  “pionierët kosovarë të biznesit që po përdorin zgjuarsinë e tyre komerciale dhe përvojën e fituar me vështirësi për të transformuar ekonominë e atdheut të tyre”.

“Në vend që thjesht të përballen me vështirësitë, kosovarët kanë demonstruar një aftësi të çuditshme për ta kthyer atë në avantazhin e tyre. Duke shfrytëzuar frymën e tyre sipërmarrëse dhe vendosmërinë për të pasur sukses, ky shtet ka qenë në gjendje të krijojë një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme, e cila vlerëson kreativitetin dhe inovacionin si çelësat për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë”, ka shkruar gazeta britanike.

Për këtë, Abrashi ka thënë se “The Economist” e ka shpërndarë të vërtetën e Kosovës për rritje ekonomike, derisa ka ofenduar mediet e Kosovës.

“Revista prestigjioze britanike ‘The Economist’ e paska thënë. E vërteta e Kosovës po përhapet nëpër tabloide ndërkombëtare si sukses. Në anën tjetër, këtë lajm me siguri nuk do ta lexoni në shumë kazane të Kosovës”.

Megjithatë, Abrashi ia ka huqur duke e quajtur “The Economist” tabloid (media që merren me gazetari sensacionale), që në fakt është e kundërta e kësaj.

Gazeta prestigjioze shkruan se pavarësisht sfidave me të cilat u përball Kosova gjatë fillimit të saj në vitin 2008, ajo është shfaqur si një ekonomi elastike dhe e lulëzuar.

“Me përjashtim të vitit 2020 të goditur nga pandemia, Kosova ka përjetuar rritje të pandërprerë ekonomike, duke tejkaluar shumë nga fqinjët e saj ballkanikë”, është thënë në artikull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë me dije se…