
Shkruhet histori në Maqedoni! Shqiptarët fitojnë komunën që gjithmonë udhëhiqej nga maqedonasit
20 tetor 2025
| 00:31
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka shpallur fitore në Komunën e Çashkës, duke e cilësuar këtë rezultat si arritje historike, pasi për herë të parë kjo komunë do të menaxhohet nga një shqiptar.
Kandidati fitues i Aleancës Kombëtare për Integrim është Suat Shaqiri, i cili do të shërbejë si kryetar i parë shqiptar në Çashkë.
Ademi bëri të ditur gjithashtu se në Komunën e Studeniçanit, kandidatët e AKI-së do të përballen në balotazh me kandidatin e pavarur Azem Sadiku. Kandidati i AKI-së për Studeniçanin është Ejup Abazi.