Shkurte Gashi shpërblehet nga YouTube

14 prill 2022 | 08:57

Shkurte Gashi është një prej artisteve shqiptare që shquhet për vokalin e veçantë. Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore.

Shkurte Gashi së fundmi është shpërblyer nga YouTube, pasi ka arritur mbi 100 000 abonues.

Shkurte Gashi (Foto: Instagram)

“Një simbol i vogël nga YouTube, por një rrugëtim dhe karrierë e gjatë e gëzofsh”, thuhet në shkrim.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente, duke e përgëzuar për arritjet.

Gashi përndryshe viteve të fundit ka qenë më pasive me projekte e videoklipe, për shkak të angazhimeve në jetë private.

Ajo tani është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë në fund të vitit 2020. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Halil Matoshi, në emisionin "Politiko" të televizionit "Kanal 10",…