Halil Matoshi ofendon rëndë ministren Nagavci

14 prill 2022 | 08:54

Analisti Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” të televizionit “Kanal 10″, e ka ofenduar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ai e ka quajtur “budallicë”.

Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministre e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”.

“Ky popull duhet ta vërejë nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”.

Këtë qëndrim Matoshi e ka arsyetuar duke thënë se “nëse një ministër thotë se shkelja e Kushtetutës nuk është shkelje e ligjit, atëherë gjemani një fjalë se çka është kjo”.

Me ndërhyrjen e moderatorit Kushtrim Sadiku për fjalorin e përdorur, Matoshi ka thënë “po e tërheqi fjalën.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini po përgatit “Paradën e Fitores në Mariupol”. Deklarata vjen…