Kryebashkiaku: Rusët po përgatitin paradën e fitores më 9 maj në Mariupol

14 prill 08:50

Kremlini po përgatit “Paradën e Fitores në Mariupol”. Deklarata vjen nga Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut Vadym Boichenko.

Këshilltari shprehu bindjen se, sipas informacionit të marrë, Moska ka urdhëruar administratën e vetëshpallur pro-ruse “të pastrojë një pjesë të rrethit qendror të qytetit nga mbeturinat dhe kufomat për të lejuar paradën më 9 maj. Gjithçka tregon se pushtuesit duan të organizojnë një karnavale fitoreje, në rast suksesi”, tha ai.

Sipas tij në zonën e Mariupolit kanë mbërritur tashmë teknikë dhe ekspertë për të organizuar paradën.

“Prandaj dështimi i mundshëm i një urdhri të tillë do të ishte një goditje e rëndë për Kostantin Ivashchenko, kryebashkiaku i vetëshpallur pro-rus i qytetit”, i cili para pushtimit ishte këshilltar i qytetit dhe tashmë është akuzuar nga autoritetet ukrainase për tradhti të lartë.

9 maji është një ditë simbolike në të cilën rusët festojnë fitoren kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë në Sheshin e Kuq në Moskë, por mund të bëhet një ditë simbolike për betejën e re në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut…