Shoferi nga Kosova ndalohet në Slloveni, drejtonte autobusin pa një rrotë

11 janar 2022 | 11:37

Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova i cili ishte duke vozitur mjetin pa një rrotë.

32-vjeçari është ndaluar në autostradën Ljublanë-Obrezje dhe i njëjti është dënuar me 400 euro, njofton policia sllovene.

Sipas policisë, shoferi  nga Kosova s’ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku e kishte humbur rrotën e autobusit të tij, shkruan “siol.net”.

Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është iniciuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…