Shoqata e Gastronomëve: Muajt në vazhdim mund të bankrotojnë shumë biznese

05 korrik 2020 | 22:31

Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Fatos Mexhuani, ka thënë se nga nesër do zbatojnë masat e reja anti-covid sa i përketë gastronomisë.

Sipas vendimit të ri gastronomia mund të punojë vetëm deri në ora 21:00 dhe të shërbejë vetëm për të marrë me vete shërbimet (takeaway) dhe në tarraca, njofton Klan Kosova

Sipas Mexhuanit ky vendim është i ngutshëm kjo pasi që deri tani asnjë i infektuar nuk është raportuar nga lokalet nëpër Kosovës përkundër institucioneve që kanë persona të infektuar me Covid-19.

“Më shumë kemi të infektuar nëpër institucionet shtetërore sesa në lokale si kafene ose restaurante, për këtë e cilësojmë si vendim të ngutshëm”.

“Që nga nesër gjen zbatim vendimi i ri sa i përket masave të reja nga Qeveria për gastronominë”.

“Mos zbatimi i masave paraprake do duhej të përcillej nga inspektoratit, nuk munden pronarët ose menaxheri i lokalit me i dëbu klientët, sidoqoftë e para në rend është shëndeti publik e pastaj puna jonë”.

Mexhuani mes tjerash tha se si Shoqatë kërkojnë urgjentisht që të ndihmohen nga shteti.

“Kërkojmë urgjentisht prej Qeverisë që sa më parë të takohemi dhe të gjejmë ndihmë nga shteti, tash jemi vetëm në dorën e shteti dhe nuk kemi ndonjë ndihmë tjetër”.

“Muajt në vazhdim do e gjejnë komplet të bankrotuar sektorin e gastronomisë me që as ndihma prej 170 euro siç ishte paraparë që nga prilli nuk ka dalë për punëtorët e gastronomisë”, deklaroi Mexhuani për “KlanKosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut kanë ‘pushtuar’ pjesë të ndryshme të Shqipërisë…